Donald Trump ka vendosur të marrë me vete një nga delegacionet më të mëdha të biznesit amerikan për vizitën e tij zyrtare në Kinë, në një moment kur marrëdhëniet mes dy ekonomive më të mëdha në botë mbeten të tensionuara për shkak të rivalitetit tregtar, teknologjik dhe gjeopolitik.
Sipas zyrtarëve të Shtëpise se Bardhë, dhjetëra drejtues të kompanive më të mëdha amerikane po e shoqërojnë presidentin në Pekin, ku ai pritet të zhvillojë bisedime me presidentin kinez Xi Jinping. Në delegacion përfshihen emra të njohur të industrisë teknologjike dhe financiare, si Jensen Huang, Tim Cook, si dhe Elon Musk.
Pavarësisht përplasjeve publike mes tyre në të shkuarën, Muska duket se mbetet një figurë kyçe në marrëdhëniet ekonomike mes SHBA-së dhe Kinës për shkak të operacioneve të gjera prodhuese të Tesla-s në vend. Vetë përfshirja e tij në delegacion po përshkruhet si shenjë e rëndësisë që kompanitë e Musk vazhdojnë të kenë në politikën e jashtme amerikane.
Vizita e Trumpit në Kinë konsiderohet me rëndësi strategjike, pasi vjen pas viteve të tensioneve mbi tarifat tregtare, kufizimet ndaj eksporteve të teknologjisë së avancuar dhe konkurrencës për dominim në inteligjencën artificiale dhe prodhimin e gjysmëpërçuesve. Përveç çështjeve ekonomike, bisedimet pritet të përfshijnë edhe tensionet në Lindjen e Mesme, veçanërisht konfliktin mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.
Trump pritet t’i kërkojë Kinës të përdorë ndikimin e saj ekonomik mbi Teheranin për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje që do të ulte tensionet rajonale. Nga ana tjetër, edhe Kina ka interes për stabilizimin e situatës, pasi konfliktet në Lindjen e Mesme kanë ndikuar në tregjet globale të energjisë dhe në ekonominë ndërkombëtare. Megjithëse Pekini ka rezerva të mëdha energjetike dhe burime të diversifikuara
Top Channel