Siguria në Hormuz, Australia gati t’i bashkohet misionit të propozuar nga Franca dhe Britania
Kostoja e luftës së SHBA-së në Iran po rritet ndjeshëm. Pentagoni deklaroi se deri tani konflikti ka kushtuar 29 miliardë dollarë, një shifër më e lartë se vlerësimi prej 25 miliardë dollarësh i dhënë Kongresit vetëm dy javë më parë.
Sipas një zyrtari të lartë amerikan, në faturë përfshihen kostot operative, riparimi i bazave ushtarake dhe zëvendësimi i pajisjeve të dëmtuara apo të shkatërruara gjatë sulmeve në Lindjen e Mesme.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se shifra reale mund të jetë shumë më e lartë. Linda Bilmes, eksperte e politikave publike, vlerëson se konflikti mund t’u kushtojë taksapaguesve amerikanë të paktën 1 trilion dollarë në vitet e ardhshme.
Sipas saj, kostot afatshkurtra përfshijnë raketat, bombat, mirëmbajtjen e aeroplanmbajtëseve, pagesat për trupat amerikane dhe zëvendësimin e avionëve apo dronëve të humbur. Ajo thekson se çmimet e armëve janë rritur ndjeshëm. Për shembull, një raketë Tomahawk që më parë kushtonte rreth 2 milionë dollarë, tani mund të arrijë deri në 3.5 milionë dollarë.
Ndërkohë, kostot afatgjata lidhen me rindërtimin e bazave ushtarake, rifurnizimin me armë moderne dhe kujdesin shëndetësor për rreth 55 mijë ushtarë amerikanë të vendosur në rajon.
Konflikti po ndikon edhe në ekonominë globale. Departamenti Amerikan i Energjisë paralajmëron se çmimi i naftës mund të mbetet mbi 100 dollarë për fuçi në javët e ardhshme, ndërsa analistët parashikojnë që benzina në SHBA mund të arrijë deri në 5 dollarë për galon.
Top Channel