Rama niset drejt Gjermanisë, merr pjesë në ceremoninë e Çmimit të Karlit të Madh që i akordohet ish-kryeministrit italian

13/05/2026 15:39

Kryeministri Rama do të udhëtojë në Gjermani në datat 13 dhe 14 maj si pjesë e grupit të miqve të nderit të ceremonisë prestigjioze Charlemagne Prize.

Ai do të zhvillojë një vizitë në Aachen, Gjermani, për të qenë i pranishëm në ceremoninë tradicionale të akordimit të Çmimit të Karlit të Madh (Charlemagne Prize).

Ky çmim konsiderohet si një nga nderimet më të rëndësishme evropiane që prej vitit 1950, për individë dhe institucione me kontribut të spikatur në bashkimin dhe përparimin e Evropës.

Këtë vit, Çmimi i Karlit të Madh 2026 i akordohet ish-Presidentit të Bankës Qendrore Europiane dhe ish-Kryeministrit të Italisë, Profesor Mario Draghi, në vlerësim të rolit të tij vendimtar në ruajtjen e stabilitetit të Unionit Monetar Evropian.

Në të njëjtën kohë, ky vlerësim përcjell edhe një mesazh të qartë politik: se e ardhmja, sovraniteti dhe fuqia e Evropës lidhen ngushtësisht me qëndrueshmërinë dhe forcën e saj ekonomike.

 

Top Channel