“Nuk do ju tradhtoj kurrë”/ Rama në 35-vjetorin e PS-së në Tiranë: Mbase nuk keni dëgjuar akoma që ha fëmijë
Deputeti Pirro Vengu ka takuar ditën e sotme studentët e universiteteve të Tetovës, të cilët prej muajsh protestojnë për kryerjen e provimeve shtetërore në gjuhën shqipe.
Ish-ministri i Mbrojtjes përgëzon studentët dhe shprehet se një brez që di të mbrojë identitetin dhe dinjitetin e vet me maturi e vizion meriton gjithë mbështetjen tonë.
“Takimi me studentët shqiptarë të tre universiteteve të Tetovës ishte një moment që të rikthen besimin tek e ardhmja.
Plot dinjitet, kurajë dhe qytetari ata ngrenë zërin prej muajsh, jo vetëm për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore, duke e kthyer kauzën e tyre në një çështje të madhe të drejtash europiane për gjithë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Një brez që di të mbrojë identitetin dhe dinjitetin e vet me maturi e vizion meriton gjithë mbështetjen tonë”, shkruan Vengu.
Top Channel