Perez kundër Barçës: “Po paguajnë gjytarët, Realit i janë vjedhur shtatë kampionate”
Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht për diskutimet dhe përplasjet e fundit brenda Partisë Socialiste, duke komentuar qëndrimet kritike të Erion Braçes dhe Elisa Spiropalit.
Gjatë një interviste me Nikoll Lesin, Rama u ndal fillimisht te Erion Braçe, i cili së fundmi ka shtuar kritikat ndaj qeverisë dhe ka shprehur ambicie për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Kreu i qeverisë u shpreh se deputeti socialist ka qenë gjithmonë i njëjtë në qëndrimet e tij dhe nuk sheh asgjë të pazakontë në reagimet e tij.
“Unë di që Braçja ka qenë dhe do mbetet ky që është. Nuk mendoj se ka një gjë të re, ai ashtu ka qenë, ashtu do të jetë dhe ashtu duhet të jetë. Ai është ekzaktësisht vetvetja. Nuk ka asgjë për t’u çuditur. Ashtu është ai. Kush përpiqet ta imitojë bën gabim”, tha Rama.
Më tej, kryeministri komentoi edhe raportin me Elisa Spiropalin, pas debateve të zhvilluara në mbledhjet e grupit parlamentar socialist. Spiropali reagoi publikisht pas paralajmërimeve për masa disiplinore, duke shprehur pakënaqësi dhe rezerva ndaj situatës në parti.
“Do përjashtohet Elisa? Kush thotë hajde këtu më vrit, e thotë ngaqë të do. Nuk duhen marrë literalisht këto gjëra. Janë krejt normale për sa kohë nuk prekin vijën e kuqe. Çdo njeri mund të gabojë. Kush ka dhënë kontribute mund të gabojë dhe herën e dytë. E treta pastaj e ndan…”, tha Rama.
Top Channel