Pas tre orësh punë mbrëmjen e ditës së djeshme, reth mesnatës u riparuar defekti që penalizoi qytetin e Vlorës me mungesë të ujit të pijshëm për disa orë.
Pas zgjidhjes së problemit drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve të Vlorës (UKV), Klevis Kaso, është shprehur se nga dita e nesërme furnizimi me ujë do të vijojë normalisht për të gjithë qytetarët e Vlorë.
“Sot pasdite rreth orës 18:00 jemi njohur me një avari të rëndë në stacionin numër 4, që transmeton ujin nga pompat në depon e qytetit dhe menjëherë filluam nga puna. Por duke njohur mirë ose duke patur një inventar të tokës të nëntokës, kemi ulur ndjeshëm kohën e reagimit për avaritë. Dhe ky rast ishte një tregues sepse defekti u riparua në kohë rekord. Nga nesër fillon normalisht furnizimi me ujë të pijshëm në qytet”, tha Kaso.
Top Channel