Sot pritet vendimi për ministren “Diella”, gjykatësit mblidhen në orën 17:30 Gjykata e Lartë shqyrton në datën 28 maj rekursin e kryebashkiakut Erjon Veliaj, i cili kërkon zhbërje të arrestit në burg duke u bazuar tej vendimi i katër majit të kolegjeve të bashkuara që orientojnë gjyqësorin se duhet ta shikoje këtë masë si opsionin më të fundit.
Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, kryebashkiaku i Tiranës i cili në fund të majit e nis procesin nga fillimi me gjykim të zakonshëm sepse 11 të pandehurit u veçuan, insistoi se nuk ka asnjë rrezikshmëri, nuk i është shmangur drejtësisë dhe se Gjykata e Lartë të duhet pranojë garancinë pasurore ose detyrim paraqitje.
Çështja shqyrtohet nga Albana Boksi, e njëjta qe ka refuzuar më herët rekurset e Veliaj i akuzuar nga SPAk për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Veç Veliajt po vihet re shtim i kërkesave për ndryshim mase.
Edhe pse vendimi i Kolegjeve të Bashkuara nuk është zbardhur ende i plotë avokatët kanë nisur lëvizjet për klientët e tyre. Mbrojtësit e të arrestuarve paraqesin shkurtimin e vendimit ku kolegjet ngarkojnë prokurorinë të argumentojë se përse kërkon arrest në burg dhe gjykatat të arsyetojnë se cilat janë arsyet që nuk shpallën masa më të buta për të dyshuarit
Në datat më të afërta gjykatat do të dëgjojnë kërkesat e ish-ministrit Beqaj, ish-drejtorit Henrigert Mitri dhe ish-administratori i Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Top Channel