U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës
12/05/2026 22:55
Në portin e Vlorës ka mbërritur një mjet lundrues tip skaf me flamur anglez.
Në bord ndodheshin dy persona me kombësi kroate, të nisur nga porti i Korfuzit me destinacion portin e Dubrovnikut.
Gjatë lundrimit, për shkak të kushteve të këqija atmosferike, ata kanë pësuar dëmtime fizike.
Për këtë arsye, mjeti është kthyer në portin e Vlorës, ku përmes një agjencie detare përfaqësuese është kërkuar shërbim shëndetësor.
Të dy personat janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për trajtim mjekësor.
Top Channel