Lufta në Lindjen e Mesme/ Pentagoni kërkon të ndryshojë emrin e operacionit ushtarak ndaj Iranit, ja si do të quhet
Kryeministri britanik, Keir Starmer, po shfaqet gjithnjë e më i sigurt pas përpjekjes së Wes Streeting për të sfiduar udhëheqjen e tij në Partinë Laburiste, i cili nuk u materializua pavarësisht dorëheqjeve të disa aleatëve të kryeministrit.
Burime nga Downing Street tregojnë se Streeting nuk ka mbështetjen e nevojshme nga 81 deputetët për të nisur zyrtarisht një garë për udhëheqësinë, pas ultimatës “ose vepro ose hesht” që Starmer i dha kabinetit të tij.
Një ministër i kabinetit deklaroi për Guardian: “Duket se Wes nuk ka numrat e nevojshëm. Gjithsesi, është koha që të dalë me dinjitet dhe të përfundojë dramën.”
Edhe aleatët e Starmerit besojnë se ai ka shmangur përkohësisht sfidën e Andy Burnham, kryebashkiakut të Greater Manchester, i cili nuk ka ende një vend në Parlament për të kandiduar.
Megjithatë, autoriteti i kryeministrit është dobësuar nga dorëheqja e katër ministrave, tre prej të cilëve ishin aleatë të ngushtë të Streeting. Më shumë se 90 deputetë të Laburistëve kanë kërkuar dorëheqjen e tij.
Starmer, në një mbledhje të kabinetit, deklaroi: “Marr përgjegjësi për rezultatet e zgjedhjeve dhe për ndryshimet që premtuam. Partia jonë ka një proces për sfidimin e një lideri, dhe ai nuk është aktivizuar.”
Top Channel