“Jam gati të…”/ Oficeri humbi jetën pas aksionit të ndjekjes së tij në Milano, 26-vjeçari shqiptar: Kisha drogë me vete, por s’e pashë që u rrëzua Ngacmimi seksual i një 21-vjeçare teksa ishte duke marrë shërbim mjekësor në spitalin e Korçës është një nga 70 rastet e shënuara të kësaj natyre në Shqipëri vetëm në 5 muajt e parë të këtij viti.
Në të njëjtat trende kanë qenë shifrat edhe një vit më parë, ku gjatë 2025 u shënuan në vend 158 krime me natyrë seksuale, ku 89 raste kanë qenë ngacmime, 20 vepra të turpshme, ndërsa 16 të tjera edhe më të rënda, ku janë evidentuar 16 raste të marrëdhënieve seksuale me të mitur.
Por, pavarësisht shifrave të referuara, numri real i viktimave të krimeve seksuale mendohet të jetë më i lartë, pasi shpesh ato zgjedhin heshtjen.
Për sa i përket shpërndarjes, Tirana kryeson me numrin më të lartë të denoncimeve të krimeve me natyrë seksuale, kjo edhe për shkak të dendësisë së popullsisë.
Top Channel