“Korridori i 8-të, boshti sigurisë dhe zhvillimit rajonal”, ambasadori shqiptar në RMV: Ekonomia duhet të na kthejë në partnerë strategjikë
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka publikuar një kontratë të re të lidhur me kompaninë ELNOS BL, e cila është nënshkruar në kuadër të furnizimeve publike të MEPSO-s, institucion i udhëhequr nga kuadro të afërta me VLEN-in.
Sipas kontratës, të nënshkruar më 08 korrik 2025, MEPSO ka lidhur marrëveshje për furnizim me pajisje me ELNOS BL DOOEL Shkup, kompani e lidhur me Milorad Dodikun nga Republika Srpska.

Kjo kompani tashmë ndodhet në qendër të vëmendjes publike për shkak të dyshimeve për dëme milionëshe dhe procedura tenderuese të dyshimta.

BDI njofton se ka ngritur disa pyetje të rëndësishme drejtuar Burim Latifit:
“Pse të njëjtat kompani fitojnë përsëri kontrata nga MEPSO?
Sipas cilave kritere është përzgjedhur operatori ekonomik?
A është bërë kontroll i plotë i kapaciteteve dhe integritetit të kompanisë?
Kush do të mbajë përgjegjësi nëse vërtetohen dyshimet për keqpërdorime?”.

Sipas BDI-së, në vend të transparencës, opinioni publik po përballet me heshtje, fshehje dhe panik. Burim Latifi, sipas partisë, po shmang përgjigjet për kontratat, ndërsa institucionet mbeten të heshtura përballë indicieve për keqpërdorim të mundshëm të mjeteve shtetërore.

BDI shkruan se kërkon: “Hetim urgjent dhe të pavarur të të gjitha kontratave me ELNOS BL, publikimin e të gjithë dokumentacionit tenderues dhe përgjegjësi politike dhe penale në rast të konstatuar paligjshmëri”.

Top Channel