Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të marte në Lezhë.

Makina ka qenë e parkuar brenda oborrit të dioqezës së Lezhës. Ajo kishte qenë e parkuar prej gati një jave dhe, në momentin e shpërthimit në flakë, fatmirësisht nuk ka pasur persona brenda.

Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur menjëherë, duke parandaluar rrezikun e përhapjes së mëtejshme të flakëve në godinën e Ipeshkvisë së Lezhës.

Si shkak paraprak dyshohet një shkëndijë elektrike.

Top Channel