Po evakuonte pasagjerët nga anija me hantavirus në Tenerife/ Ndërron jetë në krye të detyrës oficeri spanjoll, dyshohet se pësoi atak në zemër
Hantavirusi ka qenë ditët e fundit në qendër të vëmendjes, pas rasteve të raportuara në anijen turistike Hondius, të cilat shkaktuan infeksione dhe vdekje, duke rikthyer shqetësimet për virusin që transmetohet nga brejtësit te njerëzit.
Gjashtë vite pas pandemisë COVID-19, shpërthimi ka rihapur diskutimet mbi rreziqet e sëmundjeve zoonotike dhe ka rikthyer frikën publike për përhapje të mundshme.
Virusi ishte në vëmendjen ndërkombëtare edhe më herët, në dimrin e vitit 2025, kur u raportua se kishte ndikuar në vdekjen e aktorit fitues të çmimit Academy Awards (Oscars), Gene Hackman, dhe bashkëshortes së tij, Betsy Arakawa, të cilët u gjetën të pajetë në shtëpinë e tyre në Santa Fe, New Mexico.
Sipas hetimeve mjeko-ligjore, Arakawa dyshohet se vdiq nga sindroma pulmonare e shkaktuar nga hantavirusi, pas kontaktit me brejtës të infektuar. Hackman ndërroi jetë disa ditë më vonë si pasojë e komplikacioneve shëndetësore, përfshirë sëmundjen e avancuar të Alzheimerit.
Raportet hetimore kanë evidentuar gjithashtu praninë e konsiderueshme të brejtësve në pronën e tyre, çka ka ngritur dyshime për burimin e infeksionit.
Një tjetër rast i njohur daton në vitin 2012, kur trajneri austriak Ralph Hasenhüttl u infektua me hantavirus gjatë një aktiviteti në shtëpinë e tij.
Sipas deklarimeve të tij, infeksioni ndodhi teksa pastronte tarracën, ndërsa simptomat e forta u shfaqën menjëherë më pas, përfshirë lodhje ekstreme dhe vështirësi në frymëmarrje.
Ai arriti të mbijetojë falë ndërhyrjes së shpejtë mjekësore dhe trajtimit intensiv, duke e cilësuar ndihmën e mjekëve si vendimtare për shpëtimin e jetës së tij.
Top Channel