Prokuroria e Posaçme i dërgon shkresë KQZ: Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari është dënuar me vendim të formës së prerë

11/05/2026 11:19

Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, sipas Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se ka qenë i dënuar në Greqi, e për këtë i ka dërguar shkresë KQZ-së.

Prokuroria e Përgjithshme në shkresë thekson se kryebashkiaku Kreshnik Hajdari është dënuar me vendim të formës së prerë.

 

Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, u dënua nga Gjykata e Posaçme për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Në seancën e 25 janarit 2024, GJKKO zëvendësoi masën arrest me burg për një vit me 150 orë pune. Kështu, Hajdarit do t’i duhet të bëjë më shumë punë publike në shërbim të qytetit.

Në 23 qershor të vitit 1999, ai është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së parë të Janinës për hyrje në territorin grek pa leje. Atëherë, Kreshnik Hajdari ishte 17 vjeç dhe si i mitur iu vendos masa e riedukimit, por këtë dënim nga Gjykata e Janinës, nuk e kishte deklaruar.

SPAK e mori të pandehur Kreshnik Hajdarin, ndërsa ia komunikoi akuzën e falsifikimit të formularëve një ditë pasi KQZ nuk ia ndërpreu mandatin e kryebashkiakut.

Top Channel