NASA publikon videon mahnitëse nga misioni Artemis II, astronautët luajnë me një pikë uji në hapësirë
Një nga 14 spanjollët në bordin e anijes turistike MV Hondius, të cilët janë në karantinë në një spital ushtarak në Madrid, ka rezultuar pozitiv për hantavirus, njoftoi Ministria spanjolle e Shëndetësisë.
13 spanjollët e tjerë rezultuan negativë, tha ministria. Pacienti mbetet asimptomatik dhe gjendja e tij shëndetësore konsiderohet e mirë, tha Ministria Spanjolle e Shëndetësisë, duke shtuar se ai po i nënshtrohet testeve shtesë mjekësore dhe rezultatet priten në orët në vijim.
Anija turistike MV Hondius, ku pati një shpërthim rastesh të hantavirusit, u nis sot nga Tenerife, Spanjë, me destinacion Rotterdam, Holandë, pasi u larguan pasagjerët e fundit dhe disa anëtarë të ekuipazhit. MV Hondius, e cila ka 26 anëtarë të ekuipazhit të mbetur, pritet të mbërrijë në Rotterdam brenda pesë ditësh, sipas informacionit nga kompania e menaxhimit Oceanwide Expeditions.
Top Channel