“Gjyqin ta bëjnë injorantët”/ Debat në “Shqipëria Live” për fjalët e Robert Ndrenikës, Lekatari: Humbi dinjitetin. Rexha: Ti nuk vlerëson dot tëndin
Në lidhje me rastin e rëndë ku një mjek 72-vjeçar ka ngacmuar seksualisht një paciente 21-vjeçare, ka reaguar edhe Spitali i Korçës, që bën me dije se do të ndiqen të gjitha procedurat ligjore dhe se mjeku është pezulluar nga detyra.
“Në lidhje me ngjarjen e raportuar pranë Spitalit Rajonal Korçë, bëjmë me dije se institucioni është vënë menjëherë në dijeni të rastit dhe ka bashkëpunuar pa asnjë vonesë me organet ligjzbatuese për ndjekjen e të gjitha procedurave të nevojshme.
Duke e konsideruar këtë një çështje tejet sensitive dhe serioze, Spitali Rajonal Korçë shpreh qëndrimin e prerë se çdo pretendim apo sjellje që cenon dinjitetin, integritetin dhe sigurinë e pacientëve është e papranueshme dhe duhet të trajtohet me përgjegjësi të plotë institucionale dhe ligjore.
Institucioni ka nisur menjëherë verifikimet administrative të brendshme, ndërkohë që do të ndiqet me korrektësi çdo procedurë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe rezultatet e hetimeve të organeve kompetente. Për këtë shkak deri në një vendim nga organet kompetente ka bërë pezullimin e mjekut nga funksionet e tij.
Në respekt të procesit hetimor dhe për të garantuar integritetin e tij, Spitali Rajonal Korçë nuk mund të japë në këtë fazë detaje të mëtejshme mbi rastin. Mbrojtja e pacientit, etika profesionale dhe standardet e ofrimit të kujdesit shëndetësor mbeten prioritete të panegociueshme për institucionin tonë”, shkruan Spitali Rajonal Korçë.
21-vjeçarja ishte dërguar në urgjencë për shkak të dhimbjeve të barkut e të vjellave ndërsa pas kontrolleve mjekësore, është vendosur që të kryejë ndërhyrje për apendicit. Sipas kallëzimit të vajzës, thuhet se mjeku 72-vjeçar e ka ngacmuar seksualisht duke e prekur në pjesë intime me pretendimin e kontrollit mjekësor.
Top Channel