Defekt në rrjetin e ujësjellësit në Korçë, mbetet pa ujë lagjja nr. 17
Pas mbylljes së seancës së sotme në GJKKO, ku hetimet për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin do të vijojnë bashkë në hetim të zakonshëm, avokati i ish-presidentit u pyet në lidhje me deklaratën e tij në seancë për shpenzimet e bëra në shtëpi.
Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, tha se shpenzimet i ka bërë zonja Kryemadhi, siç sipas tij edhe vetë ajo e ka pranuar, duke e quajtur më tej si “ministre e brendshme në shtëpi”.
“Në fakt nuk është se hodhi përgjegjësinë, atë e ka marrë vetë zonja që kur është pyetur në prokurori. Ministri i brendshëm në familje padyshim është gruaja”, tha ai.
Ndërkohë, për këtë deklaratë, Kryemadhi dha këtë përgjigje: Unë kam qenë klasa punëtore që zbatoja mbarëvajtjen e shtëpisë.
“Nuk ka asnjë shpenzim te tepruar siç pretendon SPAK. Bëhet fjalë për një ndërhyrje shëndetësore të vajzës time, timen dhe zotit Meta, që janë të gjitha të deklaruara. Për fatin e tij të mirë, duke qenë se ka qenë burrë shteti nuk është marrë asnjëherë me gjërat e shtëpisë, nuk është pjesë e asnjë lloj shpenzimi dhe marrëdhënie time me kushëririn tim Adrian Sharku. Për fat të keq Ilir Meta për shkak të politikës, ka kaluar pak kohë me fëmijët e vet”, shtoi ajo.
Top Channel