Kriza energjetike, Modi thirrje indianëve: Kurseni karburantin dhe shmangni dasmat jashtë vendit

11/05/2026 08:35

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, u ka bërë thirrje qytetarëve të kursejnë karburantin, të shmangin udhëtimet jashtë vendit dhe të reduktojnë shpenzimet, për shkak të pasojave energjetike që kanë ardhur nga tensionet dhe lufta me Iranin.

Gjatë një tubimi publik, Modi deklaroi se qytetarët duhet të përdorin më shumë transportin publik dhe të kufizojnë përdorimin e makinave personale.

Duhet të ulim përdorimin e benzinës dhe naftës. Në qytetet ku ka metro, qytetarët duhet të udhëtojnë me metro. Nëse përdorin makinë, duhet ta ndajnë me të tjerë,” tha ai.

Kryeministri indian kërkoi gjithashtu që qytetarët të shmangin përkohësisht udhëtimet jashtë vendit, përfshirë edhe organizimin e dasmave në vende të tjera.

Sot ekziston një trend në rritje për dasma dhe pushime jashtë vendit. Duhet t’i shtyjmë këto udhëtime për të paktën një vit,” u shpreh Modi.

Vitet e fundit, shumë çifte indiane kanë zgjedhur të organizojnë dasma luksoze në destinacione turistike, veçanërisht në Thailand.

India konsiderohet një nga vendet më të prekura nga kriza energjetike në rajon, për shkak të varësisë së lartë nga importet e naftës dhe gazit nga Lindja e Mesme. Situata është rënduar edhe nga bllokimi i Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës.

Qeveria indiane më herët kishte përdorur masa emergjente për të devijuar furnizimet me karburant nga industria drejt familjeve, me qëllim shmangien e mungesave në treg.

Top Channel