Një spanjoll në bordin e MV Hondius rezulton pozitiv me hantavirus, anija niset drejt Rotterdamit
Kriza politike po thellohet në Mbretëria e Bashkuar, ku më shumë se 60 deputetë të Partia Laburiste po i kërkojnë kryeministrit Keir Starmer të japë dorëheqjen, pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale dhe rajonale.
Pakënaqësitë brenda partisë janë shtuar ndjeshëm, ndërsa katër zëvendësministra kanë paraqitur dorëheqjen nga qeveria, duke rritur presionin mbi Starmer.
Deputetja Rachel Taylor u bë e 60-ta që kërkoi publikisht largimin e kryeministrit. Në deklaratën e saj, ajo tha se zgjedhësit kanë humbur besimin tek aftësia e Starmer për të sjellë ndryshimin e premtuar nga laburistët.
“Është detyra ime të reflektoj faktin që zgjedhësit e mi kanë humbur besimin te kryeministri për të realizuar ndryshimin që Partia Laburiste premtoi në zgjedhjet e fundit. Me zemër të rëndë i bëj thirrje Keir Starmer të përcaktojë një afat kohor për largimin e tij”, deklaroi Taylor.
Sipas mediave britanike, Starmer po përballet me presion të fortë si nga krahu i majtë dhe qendra e majtë e partisë, ashtu edhe nga deputetë të krahut të djathtë, pas rezultatit që konsiderohet katastrofik në zgjedhjet bashkiake dhe rajonale.
Situata ka ngritur pikëpyetje serioze mbi të ardhmen politike të Starmer, vetëm dy vite pasi ai mori pushtetin me një fitore bindëse.
Top Channel