“Hajde këtu të…”/ Dy të rinj tentuan t’i grabisnin dyqanin në Selanik, pronari shqiptar i kthehet me shkop bejsbolli dhe i nxjerr duarbosh
11/05/2026 11:47
Një tentativë grabitjeje ka dështuar në një minimarket në Selanik, pasi dy të rinjtë që hynë për të vjedhur nuk e prisnin reagimin e menjëhershëm të pronarit shqiptar.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur ditën e djeshme në zonën e Vardarit. Sipas videos së publikuar nga media greke voria.gr, dy të rinj, me fytyrat të mbuluara dhe me kapuç në kokë, hynë në minimarket me qëllim grabitjen.
Situata mori një kthesë të papritur, pasi pronari shqiptar reagoi menjëherë. Duke i sharë në shqip dhe me një shkop në dorë, ai i ndoqi autorët, të cilët u detyruan të largoheshin me vrap pa arritur të merrnin asgjë.
Top Channel