Ja kush është mjeku 72-vjeçar që akuzohet për abuzim seksual, Nikolla Nunka pezullohet nga detyra deri në përfundimin e hetimeve Sot mbahet seanca në GJK për masën e sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta.
Meta ka sjellë deklaratë që nuk do të marrë pjesë se seancën ku do të diskutohet masa e sigurisë.
Ai ka shkruar se do të marrë pjesë në seancën ku do të zhvillohet gjyqi në themel.
Ish-presidenti përfaqësohet nga avokati i tij Kujtim Cakrani, teksa të pranishëm në seancë në mbështetje të Metës janë deputetët Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Tedi Blushi, raporton për Top Channel, gazetarja Anila Hoxha.
Avokati mbrojtës i Metës, Kujtim Cakrani kërkoi sërish ndryshimin e masës së sigurisë, duke i shprehur “Për ne do të ishte i arsyeshëm detyrim paraqitje dhe ndalim daljes jashtë shteti, ose garanci pasurore. Edhe arresti në shtëpi do të ishte i mjaftueshëm”.
Gjykata tërhiqet për vendim.
Top Channel