GJKKO ndau dosjen e Xhixhos dhe nënës së Kryemadhit, ish-deputetja: Çështje politike, Meta në posturë ishte në top formë sot

11/05/2026 17:27

Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka folur pas përfundimit të seancës së sotme, ku GJKKO ndau dosjen e Pirro Xhixhos dhe Fatime Kryemadhit.

Teksa e konsideroi çështjen politike, kryemadhi foli edhe për paraqitjen e ish-bashkëshorti të saj Ilir Meta, pas ndryshimeve fizike.

“Ajo është një çështje politike, do një durim strategjik. Ne që jemi shkaktarët e reformës në drejtësi do të paguajmë faturat, i kemi paguar dhe po i paguajmë. Nuk kemi pse marrim më vete persona të tjerë.

Nga ana ntjetër edhe pretendimi që është thënë për derdhjet bankare, kreditë overdraftet e mamasë sime është hetimi që ka bërë Llalla, që e ka zgjatur për 12 vite.

Nuk ka asnjë shpenzim të tepruar në një pretendim nga SPAK, bëhet fjalë për operacionet shëndetësore të vajzës sime dhe mua.

Nuk ka asnjë shpenzim të tepruar. Ilir Meta nuk është marrë asnjëherë me shpenzimet e shtëpisë, ky është fati i mirë i tij. Meta në posturë ishte në top formë sot, herën e parë ia kishin dërguar kostumin në masë të madhe. Shenjë me numrin 7 pas kafazit të xhamit, nuk e kam idenë, mund të jetë direktivë për partinë tij”, tha Monika.

Top Channel