‘Nëse ndonjë udhëheqës vritet, armët do të hidhen automatikisht’, Koreja e Veriut ndryshon Kushtetutën, kërcënim i ri bërthamor pas tensioneve globale Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani rikthyen paralajmërimet për sulme të reja, pasi nuk gjetën gjuhën e përbashkët për të vijuar negociatat për t’i dhënë fund luftës.
Ndërsa e cilësoi përgjigjen e Teheranit ndaj propozimit amerikan të paqes totalisht të papranueshëm, presidenti Donald Trump paralajmëroi rikthim të operacionit liria në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Irani u kundërpërgjigj me kërcënimin për sulme të reja.
Pas përgjigjes së Teheranit, që ja dorëzuan ndërmjetësve pakistanezë, kreu i Shtëpisë së Bardhë, tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me aleatin izraelit, Benjamin Netanjahu. Ndërsa Trump tha se situata me Iranin është “situata e tij dhe jo e të gjithëve”, Netanjhu paralajmëroi se lufta do të vazhdojë, për sa kohë Teherani ka rezervë uraniumi, që mund të përdoret për të bërë armë bërthamore.
Nga ana e tij, edhe Irani paralajmëroi se nuk do të përmbahet nga hakmarrja ndaj çdo sulmi të ri të SHBA-së dhe as nuk do të lejojë më shumë anije luftarake të huaja në ngushticën e Hormuzit.
Një armëpushim që synonte të lehtësonte bisedimet e paqes hyri në fuqi në prill. Ai është respektuar kryesisht, pavarësisht shkëmbimeve të zjarrit dhe raporteve për sulme në Hormuzin, të cilën Irani ka vazhduar ta bllokojë në përgjigje të sulmit nga SHBA-ja dhe Izraeli në shkurt.
Top Channel