“Diella bën punën që ka bërë më parë dhe fle”/ Rama: Prokurimi publik në Shqipëri po digjitalizohet. Asnjë nëpunës s’do të ketë më në dorë të luajë me letrat

11/05/2026 11:47

Kryeministri Edi Rama duke folur për Kapitullin 5 “Prokurimi Publik”, u shpreh se Shqipëria në fushën e prokurimeve publike ka një performancë të mirë, në krahasim me mesataren e vendeve të Bashkimit Europian.

Duke folur për Kapitullin 5 “Prokurimi Publik”, Rama u shpreh se është rritur ndjeshëm numri i kompanive fituese në kontratat publike, duke e cilësuar këtë si tregues të hapjes së tregut dhe përmirësimit të aksesit të bizneseve.

Kryeministri theksoi se me këtë ndryshim “asnjë nëpunës nuk do të ketë më në dorë të luajë me letrat”, duke nënvizuar se vendimmarrja do të mbështetet në algoritme dhe të dhëna të digjitalizuara nga regjistra publikë.

U përpoqëm ta bëjmë sa më të përmbledhur pasqyrën. Një e dhënë për shembull që është një tregues i rëndësishëm i transformimit, është rritja e numrit të kompanive fituese në raport me numrin e procedurave. Ka shumë më tepër akses në kontratat publike, që kundërshton narrativën e jetës së përditshme mediatike.

Është narrativë e imponuar nga një shumicë e qëndrueshme burimesh që janë haptazi kundër qeverisë. Është tregues pozitiv. Mund të jetë krijuar një opinion sikur Diella bën punën që ka bërë më parë dhe fle, në fakt jo.

Jemi në një fazë të re të procesin pasi janë hartuar gjatë gjithë kësaj periudhe 450 faqe specifikime teknike të detajuara që kanë punuar ekspertë të zotë vendas. Këto faqe janë vënë pastaj nën shqyrtimin e Bankës botërore që ka dhënë pak ditë më parë dritën jeshile, për certifikimin pa kundërshtim të çdo projektit ku ajo merr pjesë për financim. Tani më jemi gati të kalojmë në ndërtimin e një sistemi tërësisht unikal, të prokurimit publik, me inteligjencë artificiale. Ky është projekti i parë i këtij lloji dhe mundëson prokurimit me inteligjencën artificiale me një masë të madhe të procesit. Do të bëjë të mundur që asnjë biznes të mos detyrohet më të mbledh letra.

Asnjë nënpunës nuk do të ketë më në dorë të luajë me letrat e biznesit, por të dhënat të mblidhen nga vetë Diella. Mbi 40 regjistra publikë janë të digjitalizuar dhe më pas të jenë në dorë të biznesit për t’u aktivizuar me një ‘click’.”, tha ai.

Kryeministri EdI Rama foli për AKSHI-n gjatë konferencës për Prokurimet Publike, duke u shprehur se tashmë ky institucion nuk është më i vetëm dhe do të funksionojë me shoqëri publike.

Rama tha se do të jetë kompani 100% shtetërore, teksa synon të rekrutojë specialistët e tekmologjisë, duke i paguar dhe më mirë se tregu i punës.

“Të gjitha publikimet do të mbështeten në platformat elektronike të BE, do të publikohen njëkohësisht në platformën qëndrore europiane. Do të jemi tërësisht në një fazë tjetër. Ky sistem nuk është thjesht një projekt, por manifest i qeverisjes së shtetit europian në BE. Diella do të shënojë kapërcimin nga një epikë në një epokë tjetër të të bërit biznes. Është përmbysje totale e një sistemi dhe një reflektim i Shqipërisë, i të gjithë asaj që teknologjia u jep vendeve dhe mbi të gjitha vendeve si i yni në zhvillim, që nëpërmjet teknologjisë kanë shanse të papara për të bërë kapërcime.  Në do të prezantojmë planin tonë të detajuar, pasi do të nisim nga rekrutimi i specialistëve të teknologjisë digjitale për këtë projekt dhe jo vetëm për këtë projekt.

AKSHI tanimë nuk është një dhe i vetëm, do të funksionojë i ndarë me një shoqëri të re publike, Albanian Digital Solution, e cila do të jetë një kompani 100% shtetërore, që do të synojë të rekrutojë më të mirët e tregut dhe t’i pagojë më mirë se çdo kompani në treg dhe të bëhet një forcë udhëheqëse në tregun e teknologjisë duke qenë njëkohësisht folësa që shtyn agjendën e një shteti që po transformohet dhe falë teknologjisë synon të bëjë kapërcime të mëdha në të gjitha fushat”, tha Rama.

Ndër të tjera ai zbuloi se bashkë me operatorin e posaçëm të blerjeve të përqëndruara synojnë që tenderat të mos bëhen më në ministri, por të spostohen tek pushteti vendor.

“Duke dashur të bëj edhe një nënvizim tjetër, tek kursimet që solli në vëmendje drejtorja e agjencisë, ka një rol të posaçëm operatori i blerjeve të përqëndruara. Që na kanë dhënë mundësinë të bëjmë një tjetër kapërcim të madh, që të mos bëjmë më tendera në ministri, pra ministritë dhe ministrat nuk kanë asnjë lidhje me tenderat dhe një pjesë e madhe e tenderave të spostohen hap pas hapi edhe nga agjencitë kryesore por edhe nga pushteti vendor, tek pushteti vendor sipas zgjedhjes së tyre, është një pushtet që ka autonominë e vet dhe ne nuk mund të imponojmë se si i bën tenderat por ka filluar një proces dialogu me operatorin, kështu krijojmë një strukturë të specializuar”, tha Rama.

Top Channel