Dy pasagjerë të riatdhesuar të anijes turistike rezultojnë pozitivë me Hantavirus, 54 persona ende në bord
Pesë traktorë hodhën ngarkesa me pleh organik dhe mbeturina pranë rafinerisë Total Energies në jug të Lionit, në shenjë proteste për çmimet në rritje të karburantit.
Të organizuar nga sindikata bujqësore traktorët mbërritën rreth orës 4 të mëngjesit para rafinerisë. Pasi detyruan një grusht kamionësh cisternë të ktheheshin prapa, ata nisën të depozitonin mbetjet. Policë të shumtë u vendosën në zonën përreth, por fermerët thonë se protesta e tyre është e drejtë.
Lufta në Lindjen e Mesme “pothuajse ka dyfishuar çmimin” e karburantit, vuri në dukje, një fermere. “Ne do të kishim menduar se qeveria do të na kishte ofruar pak më shumë mbështetje gjatë sezoneve të korrjes dhe mbjelljes, por kjo nuk ndodhi”, vijoi ajo.
Më 21 prill, qeveria njoftoi rritje të ndihmës për fermerët, të cilët do të marrin një subvencion prej 15 centësh për litër naftë një rritje trefish krahasuar me prillin.
Kjo vjen përveç masave të mëparshme (mbulimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore, eliminimi i akcizave të naftës që arrijnë në total gati 90 milionë euro, dhe normës së ulët të taksave mbi naftën bujqësore (e cila përfaqëson një kosto prej 1.3 miliardë eurosh në vit). Megjithatë fermerët thonë se kjo nuk mjafton. “Ne nuk duam të falimentojmë”, thonë njëzëri duke kërkuar më shumë mbështetje.
Top Channel