“Shtëpia e tmerrit” në Spanjë/ Çifti mbajti të izoluar 3 fëmijët për 4 vite nga frika e Covidit, dënohen me burg
Sipas mediave amerikane, Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar për ‘Fox News’ se po e shqyrton “seriozisht” mundësinë që Venezuela të bëhet shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara.
Më herët, në një postim në platformën Truth Social, ai e kishte përmendur këtë ide në formë humori, duke shkruar se “gjëra të mira po ndodhin në Venezuelë” dhe duke lënë të hapur idenë e shtetësisë.
Në të njëjtën kohë, Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodríguez, e ka hedhur poshtë kategorikisht këtë mundësi. Duke folur për mediat nga Haga, ajo tha se një ide e tillë nuk është konsideruar kurrë nga vendi i saj.
“Ne kurrë nuk do ta mendonim këtë, sepse nëse ka një gjë që na bashkon si venezuelas, është dashuria për pavarësinë tonë, për heronjtë dhe heroinat e saj”, u shpreh Rodríguez.
#11May | La presidenta encargada de Venezuela, Delcy Rodríguez, rechazó las recientes declaraciones del presidente de EE UU, Donald Trump, en las que afirmó que está considerando “convertir a Venezuela en el estado número 51 del país norteamericano”.
Rodríguez aseguró que tal… pic.twitter.com/OpW28DKsxR
— El Diario (@eldiario) May 11, 2026
Top Channel