Negociatat për përfundimin e luftës në Lindjen e Mesme, Teherani i dërgon Pakistanit përgjigjen ndaj propozimit amerikan
Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, me ndërhyrjen e Forcave Speciale, kanë nisur një operacion për t’u marrë me rastin e një britaniku që kishte simptoma të ngjashme me Hantavirusin në një nga zonat më të largëta të botës.
Sipas ushtrisë britanike, gjashtë parashutistë, një këshilltar i RAF dhe një infermiere ushtarake duhej të fluturonin për në ishullin Tristan da Cunha, në Oqeanin Atlantik Jugor, dhe të hidheshin me parashutë për t’i ofruar kujdesin e nevojshëm një shtetasi britanik banor të ishullit i cili kishte shfaqur simptoma të ngjashme me ato të Hantavirusit.
Videoja që qarkullon në internet tregon momentin kur forcat britanike hidhen me parashutë nga rampa e hapur e avionit ushtarak.
🚨 When you need to get the world’s most remote inhabited island fast
British Army medics & pathfinders jumped into Tristan da Cunha last night with emergency medical supplies to treat a suspected case of Hantavirus pic.twitter.com/AZ40xU9Fk2
— Jerome Starkey (@jeromestarkey) May 10, 2026
Ushtarët u hodhën me parashutë në ishull duke mbajtur pajisje mjekësore, oksigjen dhe ndihmë humanitare për të mbështetur pacientin britanik.
Avioni RAF A400M u ngrit nga RAF Brize Norton me një ndalesë në Ishullin Ascension, ndërsa misioni u mbështet edhe nga një avion furnizimi me karburant RAF Voyager.
Top Channel