“Investim 4 miliardë euro”/ Debati për projektin në Zvërnec, reagon kompania që ka marrë përsipër projektin: Prona është private, gjithçka po bëhet sipas ligjit Një shpërthim tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në një dyqan në qytetin e Laçit në pronësi të Ndue Gjinajt.
Lënda plasëse ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa po kryhen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave
Kurbin
Rreth orës 03:00, në qytetin e Laçit, në qepenin e derës së një dyqani që ndodhet në një kompleks shërbimesh, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Top Channel