Analiza e New York Times/ Samiti Trump-Xi Jingping dhe rëndësia e tij edhe nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje, ja cilat janë çështjet ku dy superfuqitë do “përplasin brirët”
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se lufta në Iran nuk ka mbaruar dhe se SHBA e Izraeli duhet të marrim nga Irani rezervat e tij të uraniumit të pasuruar.
“Lufta ka lejuar shumë gjëra të arrihen, por nuk ka mbaruar, sepse ende ka material bërthamor që ne duhet ta marrim nga Irani”, tha Netanyahu, duke shtuar se ka edhe “objekte pasurimi që duhet të shkatërrohen”.
I pyetur se si planifikon të “nxjerë” uraniumin nga Irani, ai tha: “Ne do të shkojmë dhe do ta marrim atë”.
“Ajo që më tha Presidenti Trump është: ‘Dua të shkoj dhe mendoj se është praktikisht e mundur. Ky nuk është problemi. Nëse kemi një marrëveshje, le të shkojmë dhe ta marrim, pse jo? Kjo është zgjidhja më e mirë”, shtoi Netanyahu.
“Ne do ta marrim përsëri përfundimisht, po e ndjekim nga afër”, tha presidenti amerikan në një intervistë.
“Nëse dikush i afrohet vendit, ne do ta zbulojmë dhe do ta hedhim në erë”, shtoi ai, duke folur me gazetaren Cheryl Atkinson.
“Nëse Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike e merr përsipër atë, kjo do të na ndodhë edhe neve”, tha Sekretari Amerikan i Energjisë Chris Wright në një intervistë të veçantë me CBS këtë mëngjes.
Top Channel