“Kjo është ajo që ju pret nëse nuk pranoni marrëveshjen”/ Trump “mesazh” me bomba Iranit, foto të gjeneruara me “AI” ku shfaqen anijet në flakë
Edhe opinioni publik në Greqi po ndjek me interes të madh operacionin e jashtëzakonshëm në Tenerife të Spanjës për zbarkimin dhe riatdhesimin e pasagjerëve të kroçerës “MV Hondius”, pas alarmit për shpërthimin e hantavirusit në bord, që deri tani lidhet me vdekjen e tre personave gjatë udhëtimit.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel Aleksandër Marku, në qendër të vëmendjes së autoriteteve greke ndodhet një pasagjer 70-vjeçar nga Greqia, për të cilin është aktivizuar një plan i posaçëm transporti dhe kontrolli shëndetësor.
Sipas mediave greke, një avion ushtarak C-130 i Forcave Ajrore greke është në gatishmëri për ta sjellë pasagjerin në Greqi. Ende nuk është vendosur nëse avioni do të fluturojë drejt Tenerifes apo në Holandë, që pritet të jetë stacioni i radhës për shumë prej pasagjerëve të kombësive të ndryshme.
Koordinimin e operacionit e ka marrë përsipër Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi, ndërsa pas mbërritjes në vend, 70-vjeçari do t’i nënshtrohet menjëherë kontrolleve mjekësore në spitalin “Attikon” të Athinës. Për rastin është informuar edhe epidemiologu i njohur Sotiris Tsiodras, i cili udhëhoqi për muaj me radhë strategjinë e mbrojtjes dhe vaksinimit ndaj pandemisë së koronavirusit.
Nuk është vendosur ende nëse 70-vjeçari do të qëndrojë në karantinë në spital apo në banesën e tij.
Ndërkohë, në portin industrial të Granadilias në Tenerife janë marrë masa të rrepta sigurie. 147 pasagjerët e anijes po largohen në mënyrë të kontrolluar, me autobusë të mbyllur dhe korridore sigurie, për t’u transportuar drejt vendeve të tyre.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të gjithë pasagjerët konsiderohen kontakte me rrezik të lartë dhe do të monitorohen për javë të tëra.
Top Channel