Vendi zgjohet me reshje shiu, mot i paqëndrueshëm në të gjithë territorin
09/05/2026 07:20
Sot vendi ynë do të ndikohet nga mot i paqëndrueshëm.
Në të gjithë territorin parashikohen reshje shiu dhe vranësira të herëpashershme.
Në zonat malore priten reshje shiu gjatë pjesës më të madhe të ditës. Edhe zonat e ulëta do të dominohen nga mot me reshje dhe kthjellime të pakta. Në zonat bregdetare moti do të jetë i ngjashëm, me reshje shiu dhe intervale të shkurtra me diell.
Temperatura maksimale do të regjistrohet në Vlorë, Sarandë dhe Shkodër, ku termometri do të kapë vlerën 22 gradë Celsius.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes për shkak të lagështirës në rrugë.

Top Channel