Hantavirusi/ Çfarë është dhe si transmetohet? Ekspertët: Nuk jemi përballë rrezikut për një pandemi të radhës, por…
Ushtria amerikane ka goditur një anije në Paqësorin lindor, duke vrarë dy persona dhe duke lënë vetëm një të mbijetuar, në operacionin më të fundit kundër trafikut të drogës.
Sipas Komandës Jugore të Shteteve të Bashkuara, anija po lëvizte në një zonë të njohur për trafik narkotikësh dhe dyshohej se ishte e përfshirë në kontrabandë droge.
Një video e publikuar nga ushtria amerikane tregon momentin kur anija goditet nga ajo që duket si raketë, përpara se të përfshihet nga flakët.
Autoritetet amerikane konfirmuan se dy viktimat ishin burra, ndërsa Roja Bregdetare nisi operacion kërkim-shpëtimi për personin e vetëm që mbijetoi.
Sulmi është pjesë e një serie operacionesh të ngjashme të ndërmarra nga SHBA në Paqësor dhe Karaibe. Sipas raportimeve, që nga shtatori janë kryer 58 sulme ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge, me mbi 190 persona të vrarë.
Veprimet e Pentagonit kanë shkaktuar reagime të forta nga organizatat për të drejtat e njeriut. Vëzhguesi i të Drejtave të Njeriut dhe Amnistia Ndërkombëtare kanë dënuar operacionet, duke i cilësuar si vrasje jashtëgjyqësore dhe pa transparencë ligjore.
ndërkohë, departamenti i mbrojtjes i shteteve të bashkuara të amerikës i ka mbrojtur sulmet duke i konsideruar pjesë të luftës kundër “narkoterrorizmit” në rajon.
Top Channel