Trump kritikon sërish Italinë për mungesë mbështetjeje: SHBA po shqyrton reduktimin e trupave në bazat italiane
Autoritetet spanjolle kanë ndaluar anijen “Arconian”, me flamur të Ishujve Komoro, gjatë një operacioni të gjerë ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, duke sekuestruar një ngarkesë të vlerësuar në mbi 812 milionë euro (rreth 956 milionë dollarë).
Operacioni është kryer nga forcat e Guardia Civil, në bashkëpunim me autoritetet amerikane dhe holandeze. Sipas burimeve hetimore, sasia e drogës së sekuestruar tejkalon rekorde të mëparshme në Evropë, 30 tonë, duke u renditur ndër operacionet më të mëdha të këtij lloji.
Hetuesit dyshojnë se kokaina e ndarë në 1200 pako, do të transferohej në det përmes anijeve me shpejtësi të lartë dhe më pas do të transportohej drejt Spanjës kontinentale. Gjatë ndërhyrjes janë gjetur edhe armë zjarri dhe municione në bord.
Në anije ndodheshin 17 anëtarë ekuipazhi nga Filipinet, ndërsa gjashtë persona të tjerë, që ishin fshehur në bord, rezultuan nga Holanda dhe Surinami.

Autoritetet kanë urdhëruar që i gjithë ekuipazhi të mbahet në paraburgim pa lirim me kusht, për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë së vazhdimit të veprimtarisë kriminale.
Gjykata ka theksuar se hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrjetin e trafikut dhe përfshirjen e mundshme të organizatave ndërkombëtare kriminale.
Top Channel