Të Gjelbrit Europianë: E ardhmja e Mbretërisë së Bashkuar qëndron në BE pas ‘dështimit’ të Brexit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Palermo ku një 16-vjeçar ka vrarë fqinjin e tij 51-vjeçar dhe më pas është dorëzuar në polici.
Sipas raportimeve fillestare, krimi ka ndodhur në banesën e viktimës. I mituri dyshohet se e ka goditur 51-vjeçarin në kokë me një objekt të rëndë, duke i shkaktuar vdekjen.
Pas ngjarjes, 16-vjeçari është paraqitur në stacionin e policisë rreth mesnatës, ku ka rrëfyer veprimin e tij.
“Ai po më ngacmonte, unë e mbrojta veten”, dëshmoi i riu.
Sipas versionit të tij, 51-vjeçari e kishte ngacmuar seksualisht dhe, sipas tij, kishte pasur sjellje të përsëritura të tilla ndaj tij. I riu pretendon se sulmi ka ndodhur gjatë një përplasjeje, ku ai ka vepruar në vetëmbrojtje.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar saktësisht motivin dhe rrethanat e incidentit.
Top Channel