Këshilli i Lidhjes Demokratike të Kosovës sot do të vendosë për bashkëpunimin me Vjosa Osmanin.

Në nisje të mbledhje, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka propozuar që lista garuese të përfshijë Vjosa Osmanin si kandidate për presidente e bartëse të listës për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Kam propozuar që Lidhja Demokratike e Kosovës të garojë me presidente Vjosa Osmanin si kandidate për presidente të Republikës dhe njëkohësisht bartëse të listës sonë zgjedhore dhe me mua si kryetar të LDK-së, kandidat për kryeministër“, tha Abdixhiku.

Top Channel