Rusia feston Ditën e Fitores me ceremoni 46-minutëshe/ Putini mban fjalimin më të shkurtër në 5 vitet e fundit: Fati i vendit vendoset nga luftëtarët
Një avion i kompanisë ajrore Frontier Airlines, që ishte nisur drejt Los Angeles, goditi një burrë që po ecte në pistën e Denver International Airport mbrëmjen e së premtes, sipas deklaratës së linjës ajrore.
Incidenti ndodhi rreth orës 22:15 sipas orës lokale, gjatë ngritjes së avionit. Në regjistrimet e kontrollit të trafikut ajror, piloti dëgjohet duke raportuar se një nga motorët kishte marrë flakë dhe se në avion kishte tym, përpara se të njoftonte kontrollin ajror se duhej kryer evakuimi i menjëhershëm në pistë.
This is the right-wing view of Frontier Flight 4345 on its takeoff roll at Denver Airport Runway 17L when the Airbus A321-271NX (N646FR) hit a pedestrian. pic.twitter.com/xWCpUkcYrC
— Turbine Traveller (@Turbinetraveler) May 9, 2026
Si masë paraprake, pasagjerët u evakuuan duke përdorur rrëshqitëset emergjente të avionit, bëri të ditur Frontier Airlines në një deklaratë zyrtare.
“Po hetojmë incidentin dhe po mbledhim më shumë informacion në koordinim me aeroportin dhe autoritetet e tjera të sigurisë. Jemi thellësisht të trishtuar nga ky incident”, thuhej në deklaratën e kompanisë.
Avioni tip Airbus A321 kishte në bord 224 pasagjerë dhe shtatë anëtarë ekuipazhi. Fluturimi ishte planifikuar të mbërrinte në Los Angeles International Airport pak pas mesnate, por udhëtimi u shty dhe u riplanifikua për mëngjesin e së shtunës.
Top Channel