Drejtonte motomjet elektrik në gjendje të dehur, 66-vjeçari në Divjakë humb kontrollin dhe bie në kanal

09/05/2026 16:39

Një aksident ka ndodhur pak pas mesdite në Divjakë.

Korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi raporton se aksidenti ka ndodhur në fshatin Gërmenj, ku 66-vjeçari Llambri Shkoza, i cili udhëtonte me një motomjet elektrik, ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanal.

Si pasojë e rënies, 66-vjeçari ka marrë dëmtime të mëdha në kokë dhe pjesë të tjera të trupit. Sipas informacioneve të marra, në momentin e aksidentit Shkoza ka qenë nën efektin e alkoolit.

Këtë e vërtetoi edhe testi i alkoolit që i bënë efektivët e policisë. 66-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjës në gjendje stabël.

Top Channel