Dita e Europës, ministri Hoxha: Është edhe dita e Shqipërisë, një dëshmi e kuptimit të paqes, unitetit dhe solidaritetit

09/05/2026 10:00

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ndarë mesazhin e tij për 9 majin, Ditën e Europën.

Me anë të një postimi në X, ministri shprehet se kjo ditë është dëshmi e kuptimit të paqes, unitetit, solidaritetit dhe bashkëpunimit.

Ministri shtoi se për Shqipërinë Europa nuk është thjesht një destinacion, por një zgjedhje vlerash dhe përgjegjësi e përbashkët për një të ardhme më të mirë.

“Ndajmë të njëjtin mendim me Presidentin Costa. 

Dita e Europës është dëshmi e kuptimit të paqes, unitetit, solidaritetit dhe bashkëpunimit. Ajo është gjithashtu një kujtesë se këto vlera nuk janë të mirëqena; ato janë fituar me shumë përpjekje dhe nuk duhet të merren kurrë si të garantuara.

Europa u ndërtua mbi bindjen se dialogu është më i fortë se përçarja, solidariteti më i fortë se frika dhe shpresa më e fortë se konflikti.

Për Shqipërinë, Europa nuk është thjesht një destinacion. Ajo është një zgjedhje vlerash: demokracie, lirie, dinjiteti, shteti të së drejtës dhe përgjegjësie të përbashkët për një të ardhme më të mirë.

Sot, ndërsa festojmë DitënEuropës, festojmë gjithashtu brezin e ri: ëndrrat, talentin, energjinë dhe besimin e tyre në një kontinent më të hapur, më të drejtë dhe më të bashkuar.

Shqipëria mbetet fuqimisht e përkushtuar ndaj rrugës së saj europiane, sepse e ardhmja jonë i përket familjes Europiane, duke qenë të gatshëm të kontribuojmë me kulturën tonë, qëndrueshmërinë tonë dhe besimin tonë të palëkundur në një Europë të bashkuar, të lirë dhe në paqe.

Gëzuar Ditën e Europës! Sot është gjithashtu edhe Dita e Shqipërisë”, shkruan ministri Hoxha në rrjetin X.

Top Channel