Dita e Europës, ambasadori Gonzato: Nuk ka rrugë të shkurtra drejt integrimit europian, Shqipëria po investon në një të ardhme të sigurt

09/05/2026 11:29

Kryeministri Edi Rama, Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato dhe ambasadorët e vendeve anëtare të BE morën pjesë në eventin hapës së Javës së Europës.

Gjatë fjalës së tij ambasadori Gonzato u shpreh se nuk ka rrugë të shkurtër dhe pa kriter për t’u integruar në BE.

“BE ka vendosur t’i japë Ukrainës një hua 90 miliardë euro për nevojat e saj urgjente. Rusia po dështon, nuk po arrin objektivat e saj strategjikë për luftën e saj. Qëndrimi i BE kundër agresionit rus pasqyron angazhimin e saj për të mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Forca e BE qëndron në aftësinë e saj për të frymëzuar vendet e tjera. Duke mbështetur Shqipërinë dhe vendet e tjera për anëtarësimin evropian, po investon në një të ardhme më të sigurt. Vlerat themelore të anëtarësimit janë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Investimi më i sigurt për Shqipërinë është shteti i së drejtës. Duhet të theksohet karakteri i bazuar i mëtejshëm i procesit të anëtarësimit. Nuk ka rrugë të shkurtra as shmangie të kritereve për t’u anëtarësuar. Duhet të sigurohemi që vendi të përmbushë të gjitha standardet e kërkuara nga BE-ja.

Sfida është garantimi i cilësisë dhe qëndrueshmërisë së reformave. Zgjerimi është një projekt i të gjithë shoqërisë. Ne duhet të komunikojmë në mënyrë proaktive me qytetarët. Jam krenar që përfaqësojë BE-në”, u shpreh Ambasadori Gonzato.

Top Channel