Digjet banesa në Gjirokastër, dyshohet për shkëndijë elektrike në rrjetin e brendshëm
09/05/2026 10:39
Mëngjesin e sotëm një shtëpi në fshatin Zhulat, Gjirokastër është përfshirë nga flakët.
Në momentin e zjarrit në banesë nuk ndodhej njeri. Shërbimi Zjarrfikës ka ndërhyrë për shuarjen e flakëve ndërsa janë regjistruar dëme materiale.

Dyshohet që shkak i zjarrit të jetë një shkëndijë elektrike në rrjetin e brendshëm të shtëpisë.


Top Channel