Droni detar misterioz në Lefkada i mbushur me eksplozivë, autoritetet greke e ‘hedhin në erë’
Organizata Botërore e Shendetësisë ka bërë të ditur se të gjithë personat që ndodhen në anijen turistike MV Hondius, e prekur nga një shpërthim hantavirusi, po konsiderohen “kontakte me rrezik të lartë” dhe duhet të monitorohen për 42 ditë.
Maria Van Kerkhove, drejtoreshë për parandalimin dhe përgatitjen ndaj epidemive në OBSH, deklaroi se rekomandohet mbikëqyrje aktive për të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit pas zbarkimit të tyre.
Ndërkohë, rreth 20 pasagjerë britanikë do të transportohen në Spitalin Arrowe Park pranë Liverpulit, ku do të qëndrojnë në karantinë. Autoritetet britanike sqaruan se ata do të kontrollohen për simptoma menjëherë pas mbërritjes dhe se qëndrimi fillestar do të zgjasë deri në 72 orë.
The ship is expected to dock in Tenerife on Sunday, and government officials will be on the ground to help British nationals disembarking. The Foreign Office is chartering "a dedicated repatriation flight" for British ship passengers and crew only. "This flight will be free of…
— Pakistan TV Digital (@PakistanTVcom) May 8, 2026
Nëse ndonjë prej tyre shfaq simptoma gjatë izolimit, ai do të transferohet në një strukturë tjetër të specializuar. Më pas autoritetet do të vendosin nëse izolimi mund të vazhdojë në banesë apo në ambiente të tjera të përcaktuara.
Agjencia britanike e sigurisë shëndetësore ka njoftuar gjithashtu se personat që kthehen nga anija duhet të vetëizolohen për 45 ditë pas mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar.
Ndërkohë, mbërritja e anijes në Tenerife ka shkaktuar reagime dhe protesta nga punëtorët e portit dhe banorët lokalë, të cilët kërkojnë masa më të forta sigurie dhe më shumë informacion mbi rrezikun e mundshëm shëndetësor. Disa prej tyre kanë paralajmëruar edhe bllokimin e ankorimit të anijes nëse shqetësimet e tyre nuk adresohen.
Top Channel