Të shtëna me armë zjarri pranë një xhamie në Ohio të SHBA-së, humb jetën një person 19/10 22:53
Një komandant i Mbrojtjes Civile Libaneze është vrarë si pasojë e një sulmi ajror izraelit në jug të Libanit, sipas autoriteteve lokale të emergjencës.
Raportohet se sulmi u krye nga një dron që goditi një kamion në rrugën e Kfarchouba-s, pranë kufirit jugor të vendit.
Lajmi është shpërndarë fillimisht nga Mbrojtja Civile Libaneze dhe më pas është raportuar nga media ndërkombëtare, përfshirë Al Jazeera dhe Iran International në platformën X.
Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga ushtria izraelite lidhur me incidentin. Sulmet në jug të Libanit kanë vijuar edhe pas marrëveshjeve të armëpushimit, ndërsa tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut mbeten të larta.
Top Channel