Tre alpinistë humbin jetën pas shpërthimit të një vullkani në Indonezi, zhduken dhjetë të tjerë

08/05/2026 10:00

Tre alpinistë, dy prej të cilëve të huaj, humbën jetën dhe 10 të tjerë u zhdukën pasi vullkani Dukono shpërtheu në ishullin Halmahera të Indonezisë, tha një zyrtar i shpëtimit.

“Ka tre të vdekur, dy të huaj dhe një banor i ishullit Ternate”, tha Erlichson Pasaribu, shefi i policisë së provincës Halmahera të Veriut në Moluccas, për Kompas TV.

Dhjetë persona të tjerë janë të zhdukur në këtë zonë, e cila ishte mbyllur për vizitorët që nga 17 prilli, kur shkencëtarët vunë re një rritje të aktivitetit vullkanik.

Shpërthimi, i cili ndodhi herët këtë mëngjes, u shoqërua nga një “zhurmë” dhe një shllungë tymi të dendur që u ngrit rreth 10 kilometra mbi majën e Dukonos, një vullkan i vendosur në provincën Maluku të Veriut, tha Lana Saria, kreu i Shërbimit Kombëtar Gjeologjik të Indonezisë.

“Hiri po shkon drejt veriut, zonat e populluara dhe qyteti i Tombelo duhet të jenë në gatishmëri për shiun e hirit vullkanik”, theksoi ajo në një deklaratë.

Top Channel