Tronditet Saranda, vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, kryetar i shoqatës “Çamëria”
07/05/2026 22:11
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë.
Korrespondentja e Top Channel Entjola Budo bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Gjashtë të Sarandës dhe viktimë ka mbetur Rexhep Ismaili, 66 vjeç, pronar i një karburanti.
Ai njihej si biznesmen në qytet dhe po ashtu ka qenë kryetar i shoqatës “Çamëria”.

Forca të shumta policie ndodhe në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Raportohet se viktima ka marrë një plumb në kokë.
Top Channel