Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë
07/05/2026 08:00
Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në një lumë.
Sipas informacioneve paraprake, 60-vjeçari ishte banues në Kurilë, por kishte shkuar te disa të afërm të tij në fshatin Vishocicë. Viktima ka qëndruar deri vonë në një lokal të fshatit dhe në kohën që do të kthehej, ka kaluar në një urë dhe është rrëzuar aksidentalisht.
Dyshohet se kjo ka ndodhur pasi viktima ka qenë në gjendje të dehur, edhe sipas asaj që thonë personat që kanë qëndruar me të në lokal.
Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkaqet, por grupi hetimor i policisë konfirmon se ngjarja është aksidentale pas këqyrjes që iu bë vendngjarjes. Policia vijon hetimet lidhur me rastin.
Top Channel