Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka folur për masat e marra nga blutë për protestën e opozitës që do të mbahet nesër.
Ai deklaroi se Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për një protestë paqësore.
“Për sa i përket protestës që do të zhvillohet nesër, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat që të marrë detyrimet e saj për sa i përket një protestë të qetë dhe paqësore. Kjo protestë do të zhvillohet dhe leja është kërkuar për ta bërë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe aty duhet të jetë e përqëndruar. Në rast të veprimeve jo ligjore nga ana e protestueseve do të procedojmë në bazë të procedurave standarde”, tha Hita.
Ndër të tjera ai ka folur edhe për atentatin që iu bë çiftit Mujeci pak ditë më parë, teksa tre autorët mbeten në këkrim.
“Veprimet ehtimore kanë vazhduar edhe sot në mëngjes RENEA ka bërë disa kontrolle por ende nuk është bërë e mundur kapja e autorëve”, tha Hita.
Top Channel