Tubim pro regjimit në Teheran/ Protestuesit sfidojnë Trump: Nuk guxon të sulmojë më
Një “megatsunami” i fuqishëm i shkaktuar nga shembja e një mali në det në Alaskë është zbuluar së fundmi si vala e dytë më e lartë e regjistruar ndonjëherë në botë, me një lartësi që arriti rreth 482 metra.
Ngjarja ka ngritur shqetësime të mëdha shkencore mbi rritjen e rrezikut të fenomeneve të ngjashme për shkak të ndryshimeve klimatike. Incidenti ndodhi verën e kaluar në një fjord të izoluar në juglindje të Alaskës, por u konstatua vetëm pas analizave të mëvonshme shkencore. Sipas studiuesve, rreth 64 milionë metra kub shkëmb u shkëputën në më pak se një minutë dhe ranë në ujë, duke gjeneruar një valë gjigante.
Alaska just had a Mega 1,578 feet mega tsunami in fjord was second largest ever on record! pic.twitter.com/qw7wADokvx
— EverlastingLite (@BrandyAEckroth) May 6, 2026
Gjeologu Bretwood Higman e përshkroi ngjarjen si një “gabim të madh natyror”, duke paralajmëruar se njerëzit mund të mos kenë gjithmonë fatin të shmangin zona të rrezikshme. Edhe studiues të tjerë theksojnë se zonat e fiordeve në Alaskë janë veçanërisht të ekspozuara për shkak të terrenit të pjerrët dhe aktivitetit sizmik.
🌊 Megatsunami – Um deslizamento de terra no Tracy Arm Fjord, no sudeste do Alasca, provocou o segundo maior tsunami já registrado no dia 10 de agosto de 2025, segundo pesquisadores.
A onda chegou a 481 metros de altura, ultrapassando o Empire State Building, e avançou pelo… pic.twitter.com/CDr3Uw7Thk
— g1 (@g1) May 6, 2026
Shkencëtarët shpjegojnë se megatsunami të tillë krijohen kur rrëshqitje të mëdha dheu bien në masa uji, ndryshe nga cunamet klasike që formohen në oqeanin e hapur dhe mund të përhapen në distanca shumë të gjata. Në këtë rast, vala ishte lokale, por jashtëzakonisht e fuqishme. Sipas studimit të publikuar në revistën “Science”, shkrirja e akullnajave ka luajtur rol kyç në këtë ngjarje, duke hequr një “mbështetje natyrore” që stabilizonte shkëmbin. Shkencëtarët paralajmërojnë se ngjarje të tilla mund të bëhen më të shpeshta në të ardhmen.
Alaska mbetet një nga rajonet më të rrezikuara për fenomene të tilla, ndërsa studiuesit theksojnë nevojën për monitorim më të madh, sidomos në zonat turistike ku lundrimet janë të shpeshta.
Megatsunami më i madh i regjistruar më parë ndodhi në vitin 1958 në Gjirin Lituya, ku vala arriti deri në 524 metra, duke mbetur ende rekord botëror.
Top Channel