Izraeli godet Bejrutin për herë të parë pas armëpushimit me Hezbollahun, në shënjestër ishte një komandat i lartë
Seanca e sotme plenare e kësaj të enjte nisi me mbajtjen e një minutë heshtjeje për ish-kryetarin e Kuvendit, Servet Pëllumbi i cili u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare.
Dy ditë më parë u nda nga jeta dhe dje përcollëm ish Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Profesor Servet Pëllumbin. Servet Pëllumbi ka qenë zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë për disa legjislatura, duke filluar nga viti 1991 deri sa u tërhoq nga jeta aktive politike e parlamentare.
“Profesor Servet Pëllumbi i shërbeu Shqipërisë në vite të vështira. Kur koha kërkoi zëvendësimin e sistemit politik, Servet Pëllumbi ishte midis atyre intelektualëve që u përfshinë si protagonistë aktivë të ndryshimeve demokratike. Kur demokracia e re shqiptare kërkoi themelimin e një të majte moderne, si kusht thelbësor për jetërsimin e pluralizmit politik, Profesor Servet Pëllumbi u bë ndër themeluesit, mendimtarët dhe drejtuesit kryesorë të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Përveç pesë mandateve si deputet, gjatë viteve 2002-2005 Servet Pëllumbi shërbeu si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.
Në këtë detyrë të lartë shtetërore, Servet Pëllumbi drejtoi me vizion, urtësi e mënçuri, tolerancë e përkushtim shembullor, si një politikan largpamës e patriot. Gjatë gjithë jetës së tij si dijetar dhe intelektual erudit, Profesor Pëllumbi formoi breza të tërë studentësh dhe la një trashëgmi të pasur në shkencat politike dhe sociologjike shqiptare.
Në nderim të jetës dhe veprës së ish Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje.U prehtë në paqe!”, u shpreh Niko Peleshi.
Dje u mbajt ceremonia mortore në nderim të Pëllumbit. Në ceremoni morën pjesë shumë figura të njohura të politikës ku ndër ta ishte dhe kryeministri Edi Rama.
Top Channel