A do të largohen Rubio dhe Hegseth pas humbjes në zgjedhje? Shtëpia e Bardhë reagon për zërat që tronditën administratën Trump 06/11 07:52
Ish-ministrat e mbrojtjes së Kinës, Wei Fenghe dhe Li Shangfu, janë dënuar me vdekje për akuza korrupsioni, raportojnë mediat shtetërore kineze, sipas Reuters.
Sipas vendimit, dënimi me vdekje mund të shndërrohet në burgim të përjetshëm nëse gjatë periudhës së pezullimit nuk kryhen shkelje të tjera.
Të dy zyrtarët ishin përjashtuar nga Partia Komuniste në vitin 2024, pasi u akuzuan për “shkelje të rënda të disiplinës”, një formulim që në Kinë përdoret shpesh për raste korrupsioni.
Rasti i tyre shihet si një nga goditjet më të mëdha ndaj zyrtarëve të lartë ushtarakë në vitet e fundit.
Top Channel