“Ne kemi TVSH-në, që ka qenë edhe në kohën tuaj”/ Braçe i drejtohet Berishës: Hajde e fol ti, më tregon mua që mbroj interesat e tregtarëve
Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit i bëri thirrje socialistëve që të mos shkelmojnë procesin e integrimit.
Teksa ishte duke folur, ai iu drejtua nënkryetares së Kuvendit, Klodjana Spahiut duke i thënë ‘mos më lëviz kronometrin, se më zhduk minutat’, referuar kohës në dispozicion për të folur.
“Mos e lëviz kronometrin se po zhduk minutat. Kronometrin mos e lëviz“, iu drejtua kreu i selisë blu nënkryetares Spahiu.
“A e patë raportin? A e patë raportin? Se si thotë parlamenti është inekzistent pothuaj, në funksionet e tij. Ju po çoni drejt bllokimit të procesit të integrimit me këto qëndrime. Prandaj dhe një debat i thellë në parlament, për një qëndrim tërësisht rrënjësor. Po ju s’jeni të aftë. Ju nuk jeni të aftë”, u shpreh Berisha.
Top Channel